jestpic.com

Discover Best Images of World

#food #travel #sports #news #may #friday

Shkeputur nga " Engjëj në nije kozmike"

"Është shumë e bukur," tha Rafaele, duke u kthyer nga rrafshnalta poshtë. “Bota juaj është një nga më të bukurat në kozmos. Megjithatë është në rrezik për shkak të egoizmit dhe krenarisë se atyre qe kërcënojnë të përfshijnë njerëzimin në një shkatërrim të paprecedent. Gjithmonë jemi përpjekur t'ju ndihmojmë, ne punojmë që të mos ndodhë e keqja që po përgatisni në tokë, ndikojmë në mënyrë të dobishme mbi ju dhe veprimet tuaja. Por ne e bëjmë atë duke respektuar arbitrimin tuaj të lirë. Në ne nuk ka dhunë, nuk ka shtypje”.
Fjalët e tij kishin një ton serioz, por nuk ndjeva asnjë gjurmë dhune në to, vetëm një dhimbje të madhe, jo të ndarë nga dashuria e madhe. Edhe pse nuk mendova se jam në lartësinë e atij dialogu për një temë kaq të rëndësishme, mora guximin dhe e pyeta: "Kjo do të thotë se do të na ndihmoni nëse ndodhin gjëra shumë të rënda në Tokë? ».
"Ne jemi të gjithë vëllezër," u përgjigj ai, "dhe fëmijë të Atit të Vetëm Universal. Dashuria jonë është e pakushtëzuar ndaj të gjithëve, madje edhe ndaj atyre që duan të këmbëngulin në eksperimentimin e mënyrave të së keqes që shkaktojnë dhimbje dhe vdekje për mosbindje ndaj ligjeve universale të Krijuesit.

#cosmos #universe #creator #jesus #archangels #raffael #earthisdying

8/21/2023, 12:29:58 PM