jestpic.com

Discover Best Images of World

#food #travel #sports #news #may #sunday

Meditime 10 Prill (Lexoni nga Marku 5:25-34)

Të pranuar nga ana e Jezusit

Sepse thoshte: “Nëse vetëm prek rrobën e tij, do të shërohem”. (v. 28)

A jeni ndjerë ndonjëherë si kjo gruaja nga leximi i sotëm? Apo ndoshta njihni dikë që ka vuajtur shumë, ka shpenzuar gjithçka në përpjekje për të gjetur shpëtim, por pa rezultat? Realiteti është që kujdesi shëndetësor nuk mund të kurojë gjithçka, dhe sëmundjet kronike prodhojnë një lloj unik dëshpërimi.

Marku na tregon se gruaja kishte besim. Ajo besonte se ishte e mjaftueshme vetëm prekja e rrobave të Jezusit, por ama duhej bërë fshehurazi. Sipas ligjit të Moisiut, një grua që kishte rrjedhje gjaku ishte e “papastër”, dhe duke prekur Jezusin, ajo mund ta bënte atë të papastër. Mirëpo nuk është kjo që ndodhi. Ajo u shërua, pra, u bë e pastër, thjesht duke prekur rrobat e Jezusit.

Shërimi i saj nuk është fundi i kësaj historie. Jezusi e nxjerr zbuluar. Gruaja u vu në siklet, ndoshta u turpërua, mirëpo ishte e guximshme, duke i thënë të vërtetën Jezusit. Dhe ky rrëfim plotësoi veprimin e saj të besimit. “Bijë, besimi yt të shpëtoi; shko në paqe dhe ji e shëruar nga sëmundja jote!” (v. 34). Në të gjithë ungjijtë, kjo grua është e vetmja që u quajt “bijë” nga Jezusi.

Kur ndiqni shembullin e gruas, shpallni besimin tuaj, dhe besoni tek Jezusi, i cili ju merr pranë vetes, largon turpin tuaj dhe ju bën pjesë të familjes së tij, një transformim ky që është edhe më i madh se shërimi i çdo sëmundjeje fizike. — Fred Van Dyke

Ndërsa luteni, e rrëfeni besimin tuaj tek Perëndia. Pranoni anëtarësinë tuaj në familjen e Perëndisë. I kërkoni Atij t’ju drejtojë për ta ndarë këtë besim me të tjerët.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android
Audio: https://fjaleteshpreses.org/10-prill/

4/10/2024, 8:00:27 AM