kishashqiptare images

Discover Best kishashqiptare Images of World

#food #travel #sports #news #may #sunday

Meditime 11 Maj (Lexoni nga Filipianëve 1:14-18; Veprat e Apostujve 28:11-31) Me guxim për të folur Dhe pjesa më e madhe e vëllezërve në Zotin, të inkurajuar nga vargonjtë e mi, kanë marrë më shumë guxim ta flasin pa frikë fjalën. (v. 14) Të krishterët që jetonin në Romë dhe Filipi kishin nevojë për kurajë. Cezari në pushtet në atë kohë, Neroni, njihej për tiraninë e tij dhe maninë mbas popullaritetit. Vetëm tre vjet para se Pali të shkruante letrën drejtuar Filipianëve, Neroni urdhëroi vrasjen e mamasë së Palit sepse ai e shihte atë si një kërcënim ndaj sundimit të tij. Pastaj në 18 korrik viti 64 pas Krishtit, shpërtheu zjarri i madh i Romës. Zjarri qëndroi i ndezur për nëntë ditë dhe shkatërroi dy të tretat e qytetit. La me mijëra të vdekur dhe qindra mijëra të pastrehë. Popullsia e qytetit kërkonte përgjigje, dhe fjalët lart e poshtë bënin me përgjegjësi Neronin. Rrjedhimisht, Neroni ua hodhi fajin për zjarrin të krishterëve në Romë dhe urdhëroi që ata të arrestoheshin, t’u hidheshin qenve, të kryqëzoheshin dhe të digjeshin për vdekje. Pavarësisht nga e gjithë kjo, apostulli na tregon që të krishterët në Romë morën kurajë dhe guxim nga reagimi i Palit ndaj vuajtjeve dhe zinxhirëve të tij. Si rezultat i kësaj, ata i lanë mënjanë frikërat e tyre dhe folën (dhe jetuan) për Krishtin. Ata “e ndanë fjalën pa frikë.” Këta njerëz, duke parë me sy dhëmbët e persekutimit, torturës dhe vdekjes, vendosën të ndiqnin shembullin e Palit dhe guxuan t’u flasin për Krishtin miqve dhe të njohurve të tyre. Po ne? Po të kishim jetuar në Romë gjatë kësaj periudhe të historisë a do ta kishte dëgjuar njeri zërin tonë në emër të Krishtit? A e dëgjon njeri zërin tonë sot? — David Walls Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t'ju japë kurajën për të ngritur zërin sot për Krishtin. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/11-maj/

5/11/2024, 8:30:15 AM

5/11/2024, 8:00:29 AM

Meditime 10 Maj (Lexoni nga Filipianëve 1:12-18; 4:21-22) Depërtimet e burgut Gjithë shenjtorët ju përshëndesin, sidomos ata të shtëpisë së Cezarit. (4:22) Dje zbuluam që ungjilli po depërtonte tek rojet perandorake më të betuara në Romë. Por ky ishte vetëm fillimi. Pali flet gjithashtu rreth të krishterëve të rinj të cilët ishin pjesë e shtëpisë së Cezarit. Ky term i referohet kujtdo që jetonte në pallat ose që kishte lidhje me shërbimin e perandorit. Fuqia dhe drita e ungjillit ishte duke ndriçuar zemrat e disa prej shërbëtorëve të Cezarit – madje ndoshta edhe disa nga anëtarët e familjes së tij. Po a nuk është kjo karakteristikë e Perëndisë, që ta marr diçka që ne e shohim si të dhimbshme, të vështirë dhe negative dhe ta kthejë atë plotësisht për lavdinë e tij? Ndoshta mënyra e vetme që mesazhi i ungjillit të arrinte njësinë më të lartë të shtëpisë së Cezarit ishte nëpërmjet dëshmive të disa prej vetë rojeve të tij perandorake, të cilët uleshin me turne si spektatorë të zënë rob në zinxhirë me apostullin. Ndoshta ju ndiheni të lidhur me zinxhirë pas një pune pa fund, një martese të vështirë apo një çështje të vazhdueshme shëndeti. Ndoshta burgu juaj është papunësia apo një fëmijë që vuan. Shumë prej nesh reagojmë ndaj këtyre zinxhirëve duke menduar, “Po pse e lejon Perëndia këtë të më ndodh mua?” Por kini parasysh që, aq të vështira dhe aq të dhimbshme sa mund të jenë rrethanat tona, Perëndia dëshiron të “përparojë ungjillin e Jezu Krishtit” nëpërmjet mënyrës se si reagojmë ndaj atyre rrethanave. — David Walls Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t'jua hapë sytë për të parë mënyrat që ai po punon në jetën tuaj dhe përmes saj. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/10-maj/

5/10/2024, 8:30:18 AM

5/10/2024, 8:00:27 AM

Meditime 9 Maj (Lexoni nga Filipianëve 1:12-18; 2 e Korintasve 4:1-10) Të arrij shumë për Krishtin Mbarë pretoriumi dhe të gjithë të tjerët e kanë të qartë se unë jam në vargonj për Krishtin. (v. 13) Rojet perandorake romake (pretorianët) ishin një grup elitar prej 9 mijë ushtarësh të cilët shërbenin si truproja të veçanta për Cezarin. Pali, si një i burgosur nën arrest shtëpi diku në Romë ose afër saj, ruhej 24 orë pa pushim nga këta burra. Çdo katër orë, ishte ndërrimi i turnit dhe vinte një ushtar i ri. Imagjinoni të pushoni apo të flini me këto lloj oraresh. Por nëse do të ndjeni keqardhje për dikë, le t'ju vijë keq për ushtarët. Këta ushtarë përpiqen të jenë djem të fortë, ushtarakë, paganë, të sjellshëm dhe që në fund përfundojnë të lidhur me zinxhirë me Palin. Imagjinoni një rojë që sapo merr turnin. Ai as që e ka idenë se kush është Pali, kështu që e pyet, “Pse je këtu?” Vetëm kaq i mjafton apostullit. Pali padyshim u foli rojave të tij për Jezusin – për jetën, vdekjen, ringjalljen dhe ngritjen e Tij në qiell. Ai ndoshta u foli atyre për jetën e vet kur në të shkuarën ai jetonte për ta çrrënjosur emrin e Krishtit. Pali me siguri u ka folur për kryqin dhe faljen e mëkatit dhe se si ata – rojet romake – mund ta gjenin këtë falje nëse do ta përqafonin me besim Jezus Krishtin si Zotin dhe shpëtimtarin e tyre. E jashtëzakonshme! Mu nën hundën e perandorit romak, lajmi i mirë i ungjillit u përhap në gjithë rojet perandorake. Perëndia mund të përdor rrethanat tona të vështira për të zmadhuar shtrirjen e ungjillit. — David Walls Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t'i përdorë rrethanat tuaja të vështira për lavdinë e tij. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/9-maj/

5/9/2024, 8:30:11 AM

5/9/2024, 8:00:19 AM

Meditime 8 Maj (Lexoni nga Filipianëve 1:12-18) Gjërat që na ndodhin Gjërat që më kanë ndodhur ndihmuan më shumë për përparimin e ungjillit. (v. 12) Pali e shkroi letrën drejtuar Filipianëve nga Roma, ku ishte nën arrest shtëpie: duke pritur për gjyqin që do të përcaktonte fatin e tij. Për miqtë e tij të krishterë në Filipi, këto rrethana ishin shqetësuese. Përse po i ndodhte kjo Palit? E megjithatë perspektiva e Palit mbi rrethanat e tij kurrë nuk rrëshqiti në vorbullën e dyshimit. Përkundrazi, Pali nxori si përfundim që në fakt gjithçka që i kishte ndodhur atij kohët e fundit, kishte hapur dyer të reja për përparimin e ungjillit të Jezu Krishtit. Që prej vizitës së fundit të Palit në Filipi kishin ndodhur shumë gjëra që nuk i kemi dëgjuar. Pali kishte vizituar Jerusalemin, ku prania e tij nxiti një kryengritje midis disa hebrenjve dhe ai u arrestua. Ndërsa ishte në burg, një grup terroristësh fetarë kurdisën një komplot për ta vrarë, prandaj Palin e transferuan në një burg tjetër të një qyteti tjetër ku ai qëndroi për dy vjet. Me pas u transportua me anije për në Romë për një rigjykim, dhe gjatë rrugës anija ku ishte u përfshi nga një stuhi e dhunshme dhe u fundos. Si përfundim ai mbërriti në Romë ku tani e shohim përsëri të kalojë një tjetër periudhë arresti, i lidhur me pranga me një ushtar romak 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Nëse do t'ju duhej të përshkruanit pesë vite të tilla, çfarë do të kishit shkruar? Pali thotë, “Gjatë gjithë kësaj, ajo që ka rëndësi është që lajmi i mirë për Jezusin përparoi dhe ndikoi në më shumë jetë.” A mos ndoshta kohët më të dhimbshme të jetëve tona i shërbejnë më shumë përparimit të ungjillit? — David Walls Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t'ju japë durim dhe kurajë për të ngulmuar përgjatë kohëve të dhimbshme. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/8-maj/

5/8/2024, 8:30:10 AM

5/8/2024, 8:00:35 AM

Meditime 7 Maj (Lexoni nga Filipianëve 1:8-11; Osea 11:1-9) T'i kundërshtosh dashurisë së Krishtit Jezus Kam shumë mall për ju të gjithë me dashuri të thellë në Jezu Krishtin. (v. 8) Dje ne sollëm ndër mend që për disa është e vështirë të përqafojnë dashurinë e Jezusit. Disa nga ne besojmë që asnjë njeri nuk mund të na dojë, e jo më Jezusi. Ne e besojmë këtë për shkak të diçkaje që kemi bërë, ose ndoshta për shkak të diçkaje që na është bërë neve. Nga dhimbja, disa kanë vendosur të mbrojnë zemrat e tyre, dhe që nga ky çast kanë shtrirë tela me gjemba rreth e rrotull zemrave, duke mos lejuar asnjë të hyjë brenda, madje as Jezusin. Të tjerë e kundërshtojnë përqafimin e Jezusit sepse nuk u përshtatet me idenë që ata kanë për Perëndinë. Ata kanë krijuar ose kanë përzgjedhur një thjerrë për Perëndinë e cila e shtrembëron Atë – që thekson gjykimin dhe zemërimin e tij – dhe nga kjo pikëpamje ata nxjerrin bërrylat kundër “dashurisë së Jezusit.” Të tjerë akoma e kundërshtojnë, e largojnë apo e mohojnë dashurinë e Jezusit për shkak se përqasja e tyre ndaj Perëndisë është i arsyeshëm, akademik dhe pa asnjë lidhje emocionale, edhe tani edhe çdoherë. Gjëja më e rëndësishme rreth fjalës “afeksion” (ose dashuri) është që, për një grek të shekullit të parë, shoqërimi i saj së bashku me një perëndi hyjnor do i ishte dukur kryekëput e pamundur. Sipas filozofëve Stoikë të asaj kohe, karakteristika hyjnore supreme dhe thelbësore është “apatheia,” ose paaftësia për të pasur ndjenja. Grekët besonin në perëndi të cilët nuk ndjenin. Mësimi i tyre ishte që nëse dëshiron të jesh si perëndi, nuk duhet të kujdeseshe për të tjerët. Mësimet e feve pagane dhe ato filozofike përkrahnin një perëndi thelbi i të cilit ishte paaftësia për dhembshuri. Në çfarë lloj Perëndie besoni ju? — David Walls Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t'ju ndihmojë të besoni tek dashuria e Tij dhe ta pranoni atë. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/7-maj/

5/7/2024, 8:30:18 AM

5/7/2024, 8:00:10 AM

Meditime 6 Maj (Lexoni nga Filipianëve 1:8-11; Mateu 9:35-38) Dashuria e Krishtit Jezus Se kam shumë mall për ju të gjithë me dashuri të thellë në Krishtin Jezus. (v. 8) Filip Jansi (Philip Yancey) ndan një histori të shkurtër në librin e tij What’s so Amazing About Grace? (“Pse është hiri kaq i mahnitshëm?”) e cila më kujtoi diçka. Aty ai flet për një shokun i tij, i cili një ditë i kishte dërguar me postë një kartolinë ku ishin shkruar vetëm gjashtë fjalë: “Unë jam ai që Jezusi do.” Tek meditimi i djeshëm po mendonim se çfarë do t’u ndodhte jetëve tona nëse vetëm një person do na donte pa kushte. Pyetja e sotshme është ndryshe. Çfarë do të ndryshonte në jetën time nëse unë sinqerisht do t’i besoja fjalët e jashtëzakonshme të Biblës rreth dashurisë së Perëndisë për mua? Çfarë do të ndryshonte nëse unë do të besoja që “unë jam ai (ajo) që Jezusi do”? Çfarë do të ndryshonte nëse do më donte dikush “me dashurinë e thellë të Jezus Krishtit”? Fjala “afeksion” në thelb do të thotë, “nga brenda, emocion që shkakton dhimbje mendore dhe emocionale.” Në vende të tjera merr një kuptim amënor, që do të thotë “nga barku i gruas.” Pali do që lexuesit e tij ta dinë që afeksioni (dashuria) e Jezusit buron nga bërthama e qenies së tij. Dhembshuria e tij për ta nuk është diçka që atij thjesht i vjen në mendje. Ajo ka lindur dhe ushqehet nga një bark hyjnor emocionesh. Është shumë e vështirë për disa të pranojnë dashurinë e Jezusit. Ndoshta ju besoni që askush nuk do mund t'ju donte, madje as Jezusi. Ju lutem vazhdoni të lexoni: “dhe Jezusi ... pati dhembshuri [për turmën], sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë, si delet që nuk kanë bari.” — David Walls Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t'ju ndihmojë të filloni të besoni tek dhembshuria që ka Jezusi për ju. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/6-maj/

5/6/2024, 8:30:07 AM

5/6/2024, 8:00:24 AM

Meditime 5 Maj (Lexoni nga Filipianëve 1:8-11) Sinqerisht i shqetësuar për ju Ju kam në zemër . . . Sepse Perëndia është dëshmitari im, se kam shumë mall për ju të gjithë. (v. 7-8) Sociologët kanë një teori të quajtur “vetja në pasqyrë.” Kjo teori thotë që ne bëhemi ai (apo ajo) person që, njeriu më i rëndësishëm i jetës sonë – prindi, bashkëshorti(ja), fëmija – mendon që jemi. Ne jetojmë (ose vuajmë) sipas imazhit që ai person ka për ne. Si do të ndryshonte jeta juaj nëse një person vërtetë do të kishte besim në ju dhe do t'ju donte pa kushte? Kishte të krishterë në jetën e Palit të cilët nuk e besonin dashurinë që Pali kishte për ta. Ata ishin të bindur që Pali nuk ishte aq i sinqertë, ose më keq, ishte thjesht i shtirur. Pali, në përpjekje për të shfaqur zemrën e tij të çiltër, thërret Perëndinë si dëshmitarin e tij. Ai e vendos veten nën një betim të shenjtë përpara Perëndisë gjatë përpjekjes për të bindur këta njerëz që ai po flet të vërtetën për jetët e tyre. Çfarë mund të bënte më shumë ai për t’i bindur këta njerëz për dashurinë e tij? Pali kishte mall për ta. Kjo fjalë është marrë nga Eurosporti i vitit 60 pas Krishtit. Ajo përshkruan një vrapues të shpejtë i cili përkulet drejt vijës së mbarimit ose një vrapues grupi i cili përkulet përpara për të dorëzuar stafetën. Është një fjalë angazhimi dhe vendimi, për të mos hequr dorë nga dikush. Pali u thotë këtyre skeptikëve, “Përpara Perëndisë, unë dua që ju të dini që unë po përkulem drejt jush me dashuri.” Ndonjëherë kjo është e gjitha ajo që mund të bëjmë. Të angazhohemi përpara Perëndisë për të vazhduar të vrapojmë përpara me dashuri për njerëzit edhe kur ata e dyshojnë apo e refuzojnë këtë. — David Walls Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t'ju ndihmojë ta vazhdoni vrapimin me dashuri për të tjerët. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/5-maj/

5/5/2024, 8:30:14 AM

5/5/2024, 8:00:09 AM

Meditime 4 Maj (Lexoni nga Filipianëve 1:6-10) Duke përfunduar atë që nisi Ai që nisi një vepër të mirë në ju, do ta përfundojë. (v. 6) Kur Pali po shkruan këto fjalë ai nuk po shpreson që të jetë kështu. Kur ai thotë se “është i sigurtë” për këtë, ai teksualisht do të thotë, “unë jam shumë i bindur, kryekëput i sigurtë.” I sigurtë për çfarë? I sigurtë që atë që Perëndia nisi në këtë bashkësi të re në qytetin e Filipisë nuk do ta braktiste – as punën dhe as njerëzit. Fjala që përdor Pali tek vargu është “ju” e cila do të thotë që Pali po flet me të gjithë ata që janë në kishë kur ai u kujton atyre që Perëndia nuk ka mbaruar ende punë me ta. Perëndia po vazhdon të punojë me ta dhe përmes tyre. Ata akoma nuk i kanë parë ditët më të mira të Perëndisë, edhe individualisht edhe bashkërisht. Por edhe pse kjo bashkësi e re po përballet me disa çështje të vështira, ata mund të shohin përpara tek ajo që Perëndia ka akoma për të bërë midis tyre, dhe të gjejnë forcë dhe shpresë në atë siguri. Perëndia gdhendi nga zymtësia e feve pagane dhe jo të krishtera një qenie me emrin e tij të stampuar mbi të. Ai e tejshpoi errësirën në Filipi me dritën e shndritshme të Jezus Krishtit. Por ai sapo kishte filluar. Perëndia do të vazhdonte të punonte, të përfundonte dhe t’i shtonte prekjet e fundit të hirit mbi ato jetë dhe atë kishë edhe sikur kjo të zgjaste deri në ardhjen e dytë të Jezu Krishtit në gjithë lavdinë e tij. Dhe ai do të bëj të njëjtën gjë edhe për ju! — David Walls Ndërsa luteni, mbështetuni në sigurinë e veprës së Perëndisë. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/4-maj/

5/4/2024, 8:30:12 AM

5/4/2024, 8:00:21 AM

Meditime 3 Maj (Lexoni nga Filipianëve 1:3-7; Veprat e Apostujve 16:6-15) Partneritete frymërore Unë e falënderoj Perëndinë . . . për pjesëmarrjen tuaj në ungjill . . . sepse jeni të gjithë bashkëpjesëtarë të hirit me mua (v. 3-7) Çfarë lloji partneri frymëror jeni ju? A jeni një partner i heshtur apo i kufizuar? Ose jeni i pakufizuar? Kur Pali i falënderoi miqtë e tij, një nga gjërat që e shtynë mirënjohjen e tij ishte partneriteti (pjesëmarrja) e tyre me Palin. Por nuk ishte partneritet i çfarëdoshëm. Partneriteti i tyre përqendrohej tek “ungjilli” apo “lajmi i mirë” rreth Jezu Krishtit. Për Palin, mbi gjithë të tjerat, ungjilli ka të bëjë me Jezu Krishtin – edhe me atë se kush ishte edhe se çfarë kishte bërë ai. Dhe që prej ditës së parë të vitit 49 pas Krishtit kur ungjilli banoi në zemrën e një gruaje me emrin Lidia, në rrethinat e Filipisë, në shtetin e Greqisë, në kontinentin e Evropës, deri në momentin që Pali i shkruan këto fjalë (rreth 12 vjet më vonë), ky grup i porsalindur ndjekësish të Krishtit u përpoq shumë për të mbështetur Palin dhe për të shpërndarë ungjillin e Jezus Krishtit në kontekstin e tyre. Ata ishin të lidhur nga zemrat me anë të ungjillit – pranimi dhe besimi i përbashkët në atë që Jezu Krishti kishte bërë për ta në kryq. Si rrjedhojë, ata u futën në partneritet me Palin financiarisht, personalisht dhe duke u lutur, për një sulm gjithëpërfshirës për ungjillin. Çfarë ju lidh juve, në nivel emocional (çfarë ju thotë zemra), me kishën ku shkoni? Cila është lidhja kryesore në partneritet? A është të marrësh pjesë “në mbrojtjen dhe konfirmimin e ungjillit?” A jeni ju një pjesëmarrës aktiv në këtë gjë? — David Walls Ndërsa luteni, rrëfeni mënyrat në të cilat keni qenë më pak të përkushtuar në partneritetin tuaj me ungjillin, dhe i kërkoni Perëndisë ta ripërtërijë përkushtimin tuaj. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/3-maj/

5/3/2024, 8:30:10 AM

5/3/2024, 8:00:15 AM

Meditime 2 Maj (Lexoni nga Filipianëve 1:3-7) Kujtime të gëzueshme E falënderoj Perëndinë tim, sa herë që ju kujtoj. (v. 3) Pali është mirënjohës për miqtë e vet. Çdo herë që mendon për ta ose lutet për ta ai është falënderues dhe plot gëzim. Jo më pak se katër herë në vargjet 3 dhe 4, Pali përdor fjalët “të gjithë,” “secili,” apo “gjithmonë,” duke i mbuluar të gjitha me fjalën “gëzim” (v. 4). Për më tepër, vargu 4 shënon vetëm herën e parë nga 16 herë që fjala “gëzim” gjendet në këtë letër. Gëzim është fjala që gjendet më shpesh tek Letra e Filipianëve, përveç referimeve për Jezus Krishtin. Dhe është me të vërtetë letra e mbushur me më shumë gëzim nga të gjitha shkrimet e Palit. Ai përpiqet pak më shumë për t’ju thënë këtyre njerëzve, “Kur unë mendoj për kohët kur kam qenë me ju, më duhet t’ua them – unë jam vetëm mirënjohës dhe plot gëzim.” A mund ta bëjmë ne këtë? Ndoshta jeni duke menduar, “Por ti s’e di si e kam unë hallin. Disa përvoja kanë qenë shumë të dhimbshme dhe shumë të vështira për mua. Si mund të jem unë falënderues, e jo më, plot gëzim, kurdoherë që mendoj për to?” Por në të njëjtën mënyrë ishte edhe Pali. Javët e para në qytetin e Filipisë nuk ishin tamam ditë të lavdishme për të. Patjetër që disa njerëz e pranuan Jezus Krishtin si Zotin dhe shpëtimtarin e tyre; por përveç kësaj, Pali u rrah nga një turmë nga qyteti, u arrestua, u burgos, u zhvesh, u torturua dhe iu tha të dilte nga qyteti (shih Vep. 16:20-24, 39-40). Prandaj si është puna me këto kujtimet “gjithmonë falënderuese dhe të gëzueshme” të Palit? Kjo ishte perspektiva që kishte zgjedhur Pali, qëndrimi që kishte përzgjedhur. Pavarësisht dhimbjes, ai zgjodhi të fokusohej tek gëzimi. Po ne? — David Walls Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t'jua përtërijë gëzimin, edhe në kohë të vështira. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/2-maj/

5/2/2024, 8:30:20 AM

5/2/2024, 8:00:22 AM

Meditime 1 Maj (Lexoni nga Filipianëve 1:1-5) Shenjtorë të zakonshëm Gjithë shenjtorëve në Krishtin Jezus që janë në Filipi. (v. 1) Ndonjëherë kur mendojmë për një shenjtor, imagjinojmë ndonjë figurë të kristalizuar në xhamat e kishave katolike apo ndonjë person që ka shumë kohë që ka vdekur dhe është shpallur zyrtarisht një hero kishtar. Megjithatë Pali identifikon gjithsecilin në kishën e Filipisë si një shenjtor. Kjo fjalë është emërtimi i zakonshëm në Dhiatën e Re për ata që e kanë përqafuar Jezus Krishtin si shpëtimtarin e tyre personal dhe të cilët janë në proces e sipër për t'u bërë më shumë si Krishti në karakterin dhe veprat e tyre. Në fakt, fjala “shenjtorë” mund të përkthehet si të shenjtë. Të thuash që ndjekësit e Krishtit janë të shenjtë do të thotë që ata kanë qenë të veçuar si njerëz të Perëndisë me qëllim që t’i shërbejnë atij dhe të reflektojnë karakterin e tij. Fjala “shenjtor” nuk është thjesht një etiketë fetare; ajo përshkruan një jetë që pikë së pari është e drejtuar vertikalisht. Tani që jeni duke lexuar, ndoshta jeni ulur ngjitur me një shenjtor – në kuptimin biblik të fjalës. Mund të jeni duke punuar në zyrë me shenjtorë këtë javë. Mund të jeni duke jetuar poshtë të njëjtës çati me një familje shenjtorësh – duke përfshirë edhe veten tuaj! Mendojeni në këtë aspekt: shenjtorët janë njerëz të zakonshëm që adhurojnë një shpëtimtar të jashtëzakonshëm. Ata janë njerëz të natyrshëm që ndjekin një Krisht të mbinatyrshëm. Shenjtorët janë njerëz të thjeshtë të cilët janë të lidhur me anë të besimit me një Perëndi të veçantë. Ata janë njerëz me të meta, të papërkryer të cilët janë vënë mënjanë për t’i shërbyer një shpëtimtari të përkryer dhe pa të meta. —David Walls Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për shenjtorët rreth e rrotull jush, dhe i kërkoni Perëndisë t'ju ndihmojë që ta kuptoni realisht rolin tuaj si shenjtorë në këtë botë. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/1-maj/

5/1/2024, 8:30:13 AM

5/1/2024, 8:00:33 AM

✝️ =❤ https://pafap.al/nb/ Këtu i gjeni të gjitha këngët e Ndër Breza falas për ti shkarkuar në celularë/laptop/desktop. Bëjini share që të bekohen sa më shumë njerëz. Kjo faqe nuk fiton asgjë nga klikime apo shpërndarje pasi janë deklaruar jofitimprurëse. Ky është qëllimi: ungjilli të predikohet, ti japim lavdi Perëndisë, zemra të ndryshohen dhe jetët të transformohen. #JezusKrishtiËshtëZot #adhurimshqip #kishashqiptare #shqipfolësitnëbotë

5/1/2024, 7:14:31 AM

Meditime 30 Prill (Lexoni nga Gjoni 12:20-32) Të gjeni jetë Kush e do jetën e vet, do ta humbasë; dhe kush e urren jetën e vet në këtë botë, do ta ruajë për jetën e përjetshme. (v. 25) Një "oksimoron" është një fjalë që tregon një kontradiktë në dukje, si për shembull, "xhuxhi gjigant" apo "ndotje e pastër". Kur Jezusi thotë që, për ta fituar jetën ne duhet ta humbasim atë si fillim (shih Mt. 10:39, 16:25; Lk. 17:33), kjo duket si një oksimoron. Mirëpo nuk është kontradiktë. Ne e humbasim jetën tonë duke ia dorëzuar atij gjithçka që jemi dhe gjithçka që kemi. Ama vetëm përmes këtij dorëzimi do të mund të jetojmë në bindje ndaj tij dhe duke i shërbyer atij, duke gjetur jetën dhe lirinë e vërtetë këtu dhe tani, dhe për gjithë përjetësinë. Methju Henri e ka thënë fare mirë: "Një dishepull i vërtetë i Krishtit është ai që e ndjek atë në detyrë, dhe që do ta ndjekë në lavdi". Do vijë një ditë që gjithsecili do të dorëzohet. Prandaj, ose mund të dorëzohemi vullnetarisht, përmes dashurisë që kemi për Krishtin, ose do ta bëjmë me detyrim kur "çdo gju do të përulet" para tij në fund. Mirëpo dorëzimi tek Krishti nuk është diçka që e bëjmë një herë, por është diçka e vazhdueshme. Ne duhet të jetojmë në praktikë një jetë në dorëzim: duke i thënë vazhdimisht "jo" vetes dhe "po" Perëndisë. Për ta arritur këtë, do të na duhet të dorëzohemi çdo ditë në ato fusha ku e kemi më të vështirë. Ndërkohë që e lëmë me gëzim jetën tonë për hatër të Jezusit dhe heqim dorë nga avantazhet që kemi në botë, do të zbulojmë jetën e vërtetë, jetën më të mirë që mund të imagjinojmë, atë që do të zgjasë. — Jessica Heikoop Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë që tek Ai është jeta e vërtetë. I kërkoni Atij t’ju ndihmojë të dorëzoheni dhe të pranoni jetën që ai u ofron. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/30-prill/

4/30/2024, 8:30:15 AM

4/30/2024, 8:00:12 AM

Meditime 29 Prill (Lexoni nga Galatasve 5:1-15) Liri në dorëzim Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin por, përmes dashurisë, t’i shërbeni njëri-tjetrit. (v. 13) Dorëzim. Skllav. Shërbëtor. Këto padyshim nuk janë fjalët e para që mendojnë shumica e njerëzve kur flasin për lirinë. Por siç ka thënë Xhon Gill: "Dashuria e bën sakrificën e Krishtit lirinë e përsosur". E vërteta e mrekullueshme është se ndërkohë që ne i dorëzohemi Krishtit dhe e jetojmë jetën duke i shërbyer atij, atëherë do të përjetojmë lirinë për të cilën jemi krijuar dhe për të cilën jemi thirrur. Liria vjen për shkak se kur nuk jemi më të vetes sonë, por jemi plotësisht të Tij, atëherë kemi hequr qafe zgjedhën e skllavërisë së mëkatit dhe të kësaj bote. Liria nga mëkati është me të vërtetë liri. Është liria për të qenë gjithçka që u paracaktuam të ishim. Megjithatë, Pali na ofron një fjalë paralajmërimi për mos ta përdorur lirinë tonë si "një rast për mishin" (v. 13). Kur jemi në Krishtin, jemi të lirë nga mëkati (ndëshkimi dhe kontrolli i tij mbi ne). Por nuk jemi ende të pamëkatë, sepse nuk mund të jemi kurrë pa mëkat për aq kohë sa jetojmë në këtë botë të rënë. Satani e di që ne ende mëkatojmë, dhe ai ruan çdo rast dhe mundësi për të na joshur të mëkatojmë përsëri. Kjo është arsyeja që Pali na kërkon të bëjmë kujdes për të mos e keqpërdorur lirinë tonë si të krishterë duke bërë qejfet e kësaj bote e duke menduar se jemi të sigurt nga tundimet e satanit. Ngazëllehuni në lirinë që keni nga ndëshkimi dhe skllavëria e mëkatit; por jini të mençur dhe mos abuzoni kurrë me lirinë tuaj duke zgjedhur të jetoni në mëkat. — Jessica Heikoop Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë që mund ta përjetoni lirinë e plotë në Krishtin. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/29-prill/

4/29/2024, 8:30:08 AM

4/29/2024, 8:00:20 AM

Meditime 28 Prill (Lexoni nga Romakëve 6:1-23) Skllevër të drejtësisë Jeni shërbëtorë të atij që i bindeni, qoftë mëkatit për vdekje, qoftë bindjes për drejtësi. (v. 16) Bob Dilan këndonte: "Duhet t'i shërbesh dikujt. Mund të jetë djalli, ose mund të jetë Zoti, por do të të duhet t'i shërbesh dikujt". Ky, në fakt, është një parim i Dhjatës së Re. Tek Romakëve 6 apostulli thotë se ne të gjithë jemi skllevër të diçkaje, ose skllevër të mëkatit ose skllevër të Krishtit. Pali na shpjegon se ndërkohë që jemi pagëzuar në Krishtin, jeta jonë e vjetër ka "vdekur", në kuptimin që ne tani ecim në risinë e jetës. Përmes Krishtit, ne jemi çliruar nga robëria e mëkatit dhe prandaj, nuk jemi më skllevër të tij. Tani, "skllavëria" jonë vjen në një formë tjetër, siç thotë edhe Pali, që duhet ta paraqesim veten tonë "si skllevër të drejtësisë" (v. 19) “Skllevërit e Krishtit" janë gjithashtu "skllevërit e drejtësisë". Sa më shumë afrohemi me të dhe sa më shumë e njohim, sa më shumë e duam, aq më shumë do të bëhemi të ngjashëm me të. Është e rëndësishme për ne të mbajmë mend se jemi "shërbëtorë të atij që i bindemi, qoftë mëkatit për vdekje, qoftë bindjes për drejtësi" (v. 16). Për shkak të jetës që kemi në Krishtin, ne mund të çlirohemi nga skllavëria e mëkatit dhe të bëhemi skllevër të drejtësisë "dhe për fund jetës së përjetshme" (v. 22). Skllavëria, në kuptimin e ungjillit, është e vetmja mënyrë për ta përjetuar jetën në mbushullinë e saj. — Jessica Heikoop Ndërsa luteni, e lavdëroni Perëndinë që, nëpërmjet Krishtit, nuk jeni më një skllav i mëkatit. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/28-prill/

4/28/2024, 8:30:09 AM

4/28/2024, 8:00:09 AM

Meditime 27 Prill (Lexoni nga Luka 1:26-38) Dorëzimi, skllavëria dhe shërbimi Atëherë Maria tha: “Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate”. (v. 38) Pyesni një student se cili është qëllimi i tij i jetës dhe dyshoj se do ta dëgjoni të thotë: "Qëllimi im në jetë është të bëhem shërbëtor". Shumica e njerëzve nuk mendon me superlativa për këtë profesion. Mirëpo, nëse mbartni emrin "i/e krishterë" atëherë po ashtu mbartni edhe titullin "shërbëtor/e". Vetë Jezusit i referohen si shërbëtor (shih Vep. 3:13). Maria e shpalli veten e saj një "shërbëtore e Zotit". Pali, Jakobi, Pjetri dhe Juda e kanë prezantuar veten e tyre të gjithë si "shërbëtori i Perëndisë". Edhe ne jemi shërbëtorë. Përmes dorëzimit tek Jezusi, ne trashëgojmë të gjitha karakteristikat e një shërbëtori të Krishtit: duke jetuar për të, duke iu dorëzuar dhe duke iu bindur atij. Gjithashtu Bibla përdor edhe fjalën "skllav" për të përshkruar se kush jemi ne në Krishtin. Tani, ky po që është një titull që askush nuk e dëshiron. Si fjalë ka veçse konotacione negative, mirëpo të qenit skllav i Krishtit është tërësisht ndryshe. Letra e parë drejtuar Korintasve 7:22, thotë: "Ai që është thirrur, duke qenë i liruar, është skllav i Krishtit". Arsyeja që kjo është ndryshe nga çdo skllavëri tjetër është sepse ne zgjedhim të jemi skllevër të Krishtit përmes dëshirës sonë për t'iu dorëzuar atij. Nga dashuria dhe mirënjohja jonë ne i shërbejmë atij lirisht, me gadishmëri dhe me gëzim. Kjo nuk është skllavëri për t'u druajtur, por është një privilegj për t'u ngazëllyer. — Jessica Heikoop Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t'ju ndihmojë ta mbartni me gëzim emrin "shërbëtor i Perëndisë". #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/27-prill/

4/27/2024, 8:30:09 AM

4/27/2024, 8:00:14 AM

Meditime 26 Prill (Lexoni nga Filipianëve 2:5-11) Të ndjekim shembullin e Krishtit Por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit. (v. 7) Shembujt e njerëzve që i dorëzohen Perëndisë, si apostulli Pal, Xhonatan Eduards apo Xhim Eliot janë fantastikë. Mirëpo, modeli dhe shembulli i përsosur i dorëzimit është Jezus Krishti. Vetë ardhja e Tij në tokë ishte në vetvete një veprim dorëzimi. Leximi ynë për sot përshkruan përulësinë që Perëndia tregoi duke u bërë njeri. Jezusi vazhdoi të dorëzohej përgjatë gjithë jetës së tij, sepse prioriteti i tij i parë ishte të përmbushte vullnetin e Perëndisë. Dhe në fund, ai e shprehu dorëzimin e tij në mënyrë përfundimtare duke dhënë jetën e tij në kryq. Ai hoqi dorë me dëshirë dhe me gëzim nga vetja e tij për të marrë mbi vete mëkatet tona në mënyrë që ne të trashëgonim jetën e përjetshme. Arsyeja që jemi të shpëtuar është vetëm për shkak të sakrificës, pra, dorëzimit, të Jezusit. Kur vështrojmë jetën e Jezusit sipas atyre që na thuhen tek ungjijtë, ajo që shohim të përsëritet vazhdimisht është që Ai u dorëzua përmes veprave të shërbimit. Siç e tha edhe vetë: "Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer" (Mk. 10:45). Duke qenë se duhet të kemi të njëjtin qëndrim si ai i Jezus Krishtit (Fil. 2:5), ky është një mësim që duhet ta vëmë në zbatim në jetën tonë. Të jetosh një jetë me dorëzim ndaj Perëndisë do të thotë të ndjekësh shembullin e Krishtit. Do të thotë ta imitojmë atë në veprat tona të shërbimit ndaj të tjerëve. — Jessica Heikoop Ndërsa luteni, falënderoni Jezusin për veprat e Tij altruiste të dorëzimit, dhe i kërkoni Atij t'ju ndihmojë të ndiqni shembullin e tij. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/26-prill/

4/26/2024, 8:30:11 AM

4/26/2024, 8:00:12 AM

Meditime 25 Prill (Lexoni nga Filipianëve 3:1-21) Një jetë e dorëzuar Po me të vërtetë i konsideroj të gjitha se janë dëm për madhështinë e njohjes së Krishtit Jezus, Zotit tim, për shkak të të cilit i humba të gjitha këto dhe i konsideroj se janë pleh, që unë të fitoj Krishtin. (v. 8) Si mund të dukej një jetë plotësisht e dorëzuar tek Krishti? Merrni në konsideratë jetën e apostullit Pal. Kemi këtu një burrë, i cili kishte gjithçka që bota mendonte se ishte më e mira, por ai hoqi dorë me gëzim nga e gjitha me qëllim që të ndiqte Krishtin. Arsimimi, statusi, rrethanat, zotërimet, familja, madje edhe feja e tij, të gjitha i quante si një hiç, “për shkak të madhështisë së njohjes së Krishtit Jezus, Zotit tim”(v. 8). Kur vijmë në njohjen e Krishtit dhe kur e duam atë me gjithë zemrën, me shpirtin, mendjen dhe forcën tonë, atëherë jeta jonë do të ndryshojë në mënyrë drastike. Kjo dashuri për të është ajo që na aftëson t’ia dorëzojmë atij të gjitha. Në krahasim me të, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Kjo është arsyeja që Pali mund të thoshte: “Por ato që më ishin fitim, i konsiderova, për shkak të Krishtit, dëm” (v. 7). Një burrë tjetër që e kuptoi shumë mirë këtë ishte edhe teologu i mirënjohur Xhonatan Eduards. Ai mund të thoshte: “Unë kam qenë përpara Perëndisë, dhe ia kam dhënë veten time Perëndisë, gjithçka që jam dhe kam; kështu që nuk jam, në asnjë kuptim, i vetes sime”. Por siç vëzhgoi misionari martir Xhim Eliot, të japësh atë që nuk mund ta mbash (jetën tuaj) me qëllim që të fitosh atë që nuk mund ta humbasësh (Krishtin) nuk është aspak një ujdi e keqe. — Jessica Heikoop Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë ta shihni gjithçka tjetër, në krahasim me Krishtin, si humbje për t’u dorëzuar. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/25-prill/

4/25/2024, 8:30:07 AM

4/25/2024, 8:00:11 AM

Meditime 24 Prill (Lexoni nga Gjoni 12:37-50) Dorëzoni reputacionin Sepse deshën lavdinë e njerëzve më tepër. (v. 43) Pranojeni: juve ju intereson se çfarë mendojnë të tjerët për ju. Askujt nuk i pëlqen kur të tjerët e qeshin apo e tallin. Ne të gjithë duam respekt. Kjo nuk është një gjë e keqe, por shqetësimi rreth asaj që mendojnë njerëzit mund të jetë një pengesë për ta ndjekur Krishtin. Për këtë arsye, ne nuk mund të jemi dishepuj të vërtetë të Krishtit nëse nuk jemi të gatshëm të dorëzojmë reputacionin tonë. Jezusi e përmendi shumë herë që bota do të na urrejë për hir të emrit të tij. Tek Gjoni 15:18-19, ai thotë: ‘Nëse bota ju urren, ta dini se më ka urryer mua para jush. Po të ishit nga bota, bota do të donte të vetët; por sepse nuk jeni nga bota . . . prandaj bota ju urren”. Pjesë e të qenit një ndjekës i Krishtit do të thotë të humbasim reputacionin tonë në këtë botë ndërkohë që mbartim emrin e tij. Nëse nuk jemi të gatshëm ta nënshtrojmë reputacionin tonë, do të përfundojmë si njerëzit që përshkroi Gjoni, të cilët nuk e pranonin që besonin tek Jezusi, për shkak se “deshën lavdinë e njerëzve më tepër se lavdinë e Perëndisë”. Për ta kishte më shumë rëndësi reputacioni i tyre sesa të ndiqnin njeriun që e dinin në zemrën e tyre se ishte Mesia. Po kështu, edhe për ne, nëse nuk jemi të gatshëm ta dorëzojmë reputacionin tonë, atëherë ajo që mendojnë njerëzit për ne do të përfundojë të jetë aq e rëndësishme saqë do ta gjejmë veten teksa hezitojmë të rrëfejmë haptazi besnikërinë tonë ndaj Krishtit. A do ta mbartni emrin e tij me gëzim? — Jessica Heikoop Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju japë guximin për ta dorëzuar reputacionin tuaj dhe për të rrëfyer emrin e Krishtit. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/24-prill/

4/24/2024, 8:30:12 AM

4/24/2024, 8:00:26 AM

Meditime 23 Prill (Lexoni nga Gjoni 6:35-40) U bëftë vullneti yt Sepse unë kam zbritur prej qiellit jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar. (v. 38) Siç mëson çdo prind shumë shpejt, fëmijët zhvillojnë vullnetin e tyre. Kjo ndodh shumë herët, shpesh gjatë një kohë që ndonjëherë quhet si “dyshi i tmerrshëm”. Një pjesë thelbësore e dorëzimit tonë tek Perëndia është edhe dorëzimi i vullnetit tonë. Shembulli më i mirë për këtë është Jezusi. Ai nuk erdhi të kërkonte apo të bënte vullnetin e tij, por vullnetin e Atit të tij. Ky është pikërisht edhe qëndrimi që ne duhet të kemi: të bëjmë vullnetin e Perëndisë, jo tonin. Ne nuk mund të jemi bijtë e Perëndisë nëse nuk i nënshtrohemi vullnetit të tij. Sepse vetëm kur t’i nënshtrohemi vullnetit të tij mund ta përmbushim atë plotësisht dhe me gëzim. Lutja “Ati ynë” përfshin edhe kërkesën “u bëftë vullneti yt” (Mt. 6:10). Kjo është një deklaratë dorëzimi: të bëjmë vullnetin e tij edhe nëse kjo “ndërhyn” tek vullneti ynë (dhe ta bëjmë këtë pa tërhequr këmbët zvarrë me kokëfortësi). Por, me qëllim që t’i themi “po” vullnetit të Perëndisë, ne duhet të dimë se cili është vullneti i tij për jetën tonë. Dhe këtë e zbulojmë duke studiuar fjalën e tij dhe duke dëgjuar zërin e tij. Romakëve 12:2 na inkurajon që të transformohemi me anë të ripërtëritjes së mendjes sonë, “që të provo[jmë] cili është vullneti i Perëndisë”. Ndërkohë që i dorëzojmë atij vullnetin tonë, mund të mësojmë dhe të kuptojmë më shumë rreth vullnetit të tij. Dhe pastaj mund të bindemi duke e ndjekur dhe e përmbushur atë. — Jessica Heikoop Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë të bëjë vullnetin e Tij në jetën tuaj. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/23-prill/

4/23/2024, 8:30:11 AM

4/23/2024, 8:00:09 AM

Meditime 22 Prill (Lexoni nga Marku 10:17-31) Dorëzoni pasuritë Ai u largua me keqardhje, sepse kishte shumë pasuri. (v. 22) I riu pasanik ishte një burrë që donte ta ndiqte Krishtin por nuk ishte i gatshëm t’i dorëzonte zotërimet e tij për ta ndjekur Atë. Në fund, ishte më e lehtë t’i kthente shpinën Krishtit sesa të ndahej nga pasuria e Tij. Megjithatë, ato që Ai zotëronte nuk mund ta shpëtonin. Zotërimet shkaktojnë një problem për shumë njerëz. Jezusi e dinte këtë, dhe kjo është arsyeja që Ai foli kaq shumë në lidhje me paratë dhe të mirat materiale. Ai e dinte se pasuria dhe zotërimet bëhen fare lehtë idhujt tanë më të mëdhenj. Ai e kuptonte se ato nuk dorëzohen aq lehtësisht. Dhe është pikërisht kjo arsyeja që Ai na bën thirrje të heqim dorë prej tyre për ta ndjekur atë. Tek Mateu 6:24, Jezusi foli shumë qartë: “Nuk mund t’i shërbeni Perëndisë dhe parasë”. Ky nuk është një urdhërim; por një deklaratë e thjesht faktike. Dashuria për para na bën skllevër ndaj tyre dhe paraja kthehet në “padronin” tonë. Nëse ndodh kjo, atëherë nuk mund t’i shërbejmë Atij, duke qenë se askush nuk mund t’u shërbejë dy zotave. Kjo është arsyeja që dorëzimi i zotërimeve është i nevojshëm. Sa të rëndësishme janë zotërimet për ju? A kanë aq shumë rëndësi për ju saqë do t’i kthenit shpinën tuaj Perëndisë përpara se të dorëzoni pasurinë tuaj, siç bëri i riu pasanik? Jezusi na kujton se “jeta e njeriut nuk qëndron në mbushullinë e gjërave që zotëron” (Lk. 12:15). Aspironi të jeni të mbushur me mbushullinë e Tij, në vend të asaj të tokës. — Jessica Heikoop Ndërsa luteni, rrëfeni mënyrën se si zotërimet tuaja po ju zotërojnë juve. I kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë të dorëzoheni. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/22-prill/

4/22/2024, 8:30:10 AM

4/22/2024, 8:00:14 AM

Meditime 21 Prill (Lexoni nga Luka 12:22-34) Dorëzoni frikërat tuaja Dhe cili nga ju, me shqetësimin e tij, mund të zgjatë shtatin e vet qoftë edhe një kubit? (v. 25) Shumë prej nesh do të duhej të rrëfenim se nuk jemi të merakosur për asgjë përveç shqetësimeve tona. Siç ka thumbuar edhe Oskar Uajld, “Unë mund t’i rezistoj çdo gjëje përveç tundimit”. Me qëllim që të dorëzojmë gjithçka, ne duhet të kapërcejmë frikën nga mos njohja e asaj që ndodhet në të ardhmen. Duhet t’i japim Perëndisë frikërat dhe shqetësimet tona. Zakonisht shqetësimi duket si diçka e tillë: Ndërkohë që lejojmë frikën tonë të mbizotërojë, jemi të prirur ta lëmë imagjinatën tonë të shkojë gjithandej. Mendojmë për të gjitha gjërat e këqija që mund të ndodhin dhe pastaj e harxhojmë kohën duke u përpjekur të zgjidhim se si t’i shmangim apo kapërcejmë ato gjëra. Ne krijojmë pafund skenarë të rasteve më të këqija dhe përpiqemi të imagjinojmë se çfarë do të bënim nëse ato do të bëheshin realitet. Por a është ndonjëherë i pranishëm Perëndia në këto skenarë? Nëse jemi të sinqertë, atëherë do e pranojmë se zakonisht nuk e përfshijmë Perëndinë në zgjidhjen që gjejmë për problemin, sepse mendojmë se mund ta menaxhojmë vetë. Por ky nuk është dorëzim. Në leximin tonë për sot, udhëzimet e Jezusit për dishepujt e Tij janë shumë të qarta. Frika dhe shqetësimi nuk do e zgjasë shtatin tuaj as edhe me një milimetër. Perëndia i njeh nevojat tuaja dhe Ai kujdeset për ju. Ne duhet të besojmë se e ardhmja jonë është në duart e tij të mira e të sigurta. Vini në zbatim atë që Pjetri na udhëzoi, “duke hedhur gjithë merakun tuaj mbi të, sepse Ai kujdeset për ju” (1 Pje. 5:7). Mos e lini imagjinatën tuaj të ndalet me “po sikur”. — Jessica Heikoop Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë t’i dorëzoni të gjitha frikërat dhe shqetësimet tek ai. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/21-prill/

4/21/2024, 8:30:10 AM

4/21/2024, 8:00:09 AM

Meditime 20 Prill (Lexoni nga Filipianëve 4:4-9) Si të dorëzohemi Ato që mësuat dhe morët dhe dëgjuat dhe patë në mua, i bëni; dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju. (v. 9) Është shumë mirë të këndojmë “Unë dorëzoj gjithçka”, por si e bëjmë këtë realisht? Në ditët në vijim do të fokusohemi për të parë se si duket në fakt dorëzimi i plotë tek Krishti në jetën tonë të përditshme. Le ta fillojmë duke parë se çfarë do të thotë të dorëzojmë mendjen tonë. Gjejmë shumë shembuj përgjatë Biblës që na tregojnë se çfarë do të thotë kjo. Filipianëve 4:8 na rendit një listë me gjëra se ku duhet ta fokusojmë mendjen: të gjithë gjërat që janë të vërteta, të ndershme, të drejta, të pastra, të dashura, me famë të mirë, me virtyt ose lëvdim. Po kështu edhe Kolosianëve 3:2 na thotë që ta kemi mendjen te “ato që janë lart”. Shkrimtari Xhon Gill ka thënë se nëse ndjenjat dhe mendimet tona nuk janë të fiksuara tek gjërat që janë lart, atëherë këto gjëra “nuk do t’i kërkojmë asnjëherë në mënyrën e duhur”. Me qëllim që ta fiksojmë mendjen tonë tek ato gjëra që janë lart dhe ta bëjmë rob çdo mendim për Krishtin (shih 2 Kor. 10:5), duhet patjetër të bëjmë dy gjëra. Në aspektin pozitiv, ne duhet ta mbushim mendjen tonë me fjalën e Tij. Meditimi mbi Shkrimin dhe mësimi përmendësh i tij është pjesë e dorëzimit të mendjes sonë tek Zoti. Në aspektin negativ, duhet të kemi kujdes gjithashtu për të ruajtur se çfarë lejojmë të hyjë në mendjen tonë. Ajo që ne kalojmë më shumë kohë duke parë, duke lexuar, duke dëgjuar dhe duke menduar ndikon tek veprimet, vendimet dhe fjalët tona. Kjo është arsyeja që dorëzimi i mendjes sonë tek Krishti është thelbësor për ta ndjekur atë me gjithë zemrën tonë. — Jessica Heikoop Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë të kini në mendjen tuaj ato që janë lart. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/20-prill/

4/20/2024, 8:30:09 AM

4/20/2024, 8:00:10 AM

Meditime 19 Prill (Lexoni nga Romakëve 12:1-2) Unë dorëzoj gjithçka T’i paraqitni trupat tuaj si fli të gjallë. (v. 1) Bashkësia ishte duke kënduar plot entuziazëm këngën “Unë dorëzoj gjithçka”. Pastaj, pastori ynë, nga vëzhgimi i tij, tha se nëse do të ishim të sinqertë, shumica prej nesh do të duhej t’i ndryshonte pak fjalët dhe të këndonte “Unë dorëzoj shumicën”, ose madje “unë dorëzoj një pjesë”. Për fat të keq, ai kishte të drejtë. Perëndia nuk na thërret t’i dorëzojmë atij vetëm një pjesë tonën. Ai na thërret në dorëzim të plotë. Një mënyrë tjetër për ta vështruar këtë idenë e dorëzimit të plotë është përmes fjalëve të Palit në pasazhin që lexuam sot. Termi “fli i gjallë” është një apel i fuqishëm dhe deri diku një shprehi ogurzezë në pamje të parë. Megjithatë, sipas shpjegimit të Nensi Lej DiMos, ai thjesht do të thotë që t’ia ofrojmë Perëndisë trupat tanë si një “prezantim të plotë të vetes sonë”. Do të thotë se ia përkushtojmë veten tonë atij me gjithë gadishmërinë tonë. Kjo përfshin çdo aspekt të jetës sonë. Do të thotë t’i paraqesim Perëndisë gjithçka që jemi dhe gjithçka që kemi. Dorëzimi i vërtetë nuk zgjedh e merr ato pjesë të vetes sonë që ne mendojmë t’i japim Atij. Ai dëshiron gjithçka tonën, jo thjesht një racion të jetës sonë, jo një fragment të vogël të kohës sonë, dhe jo thjesht një fraksion të pasurisë sonë. Dorëzimi selektiv nuk është dorëzim i vërtetë. Nëse doni të jeni një fli i gjallë, atëherë nuk mund të thoni: “Zot, mund të marrësh zemrën time, por jo kokën, zërin tim, por jo duart dhe këmbët”. Por mund të thoni vetëm: “Zot, unë dorëzoj gjithçka”. — Jessica Heikoop Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë t’ia ofroni Atij veten tuaj si një fli të gjallë. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/19-prill/

4/19/2024, 8:30:10 AM

4/19/2024, 8:00:28 AM

Meditime 18 Prill (Lexoni nga Luka 14:25-33) Pse t’i dorëzohemi Krishtit? Secili nga ju që nuk heq dorë nga të gjitha ato që ka, nuk mund të jetë dishepulli im. (v. 33) “Ai është i krishterë, por jo tepër i krishterë”. Kjo është një shprehje që thuhet si kompliment, por a është realisht diçka për t’u komplimentuar? Është e pamundur të përmbushim detyrën tonë të krishterë pa u bërë paksa radikalë. Dorëzimi i gjithçkaje tek Krishti është ekstrem! Në leximin tonë për sot Jezusi shqipton kushtet e panegociueshme të dishepullizimit: duhet ta duam Jezusin më shumë se çdo gjë tjetër, madje edhe se familja jonë; të marrim dhe të mbartim kryqin; të braktisim gjithçka për të. Këto janë goxha kërkesa të larta. Mirëpo, është e qartë se ato janë thelbësore për të qenë një dishepull i vërtetë i Krishtit. Përse është i nevojshëm ky urdhërimi “për të hequr dorë nga të gjitha”? Autorja Nensi Lej DiMos nxjerr në pah se “ta thërrasim atë Zot do të thotë t’i themi “po” vullnetit të tij, fjalës së tij, mënyrave të tij. Ne nuk mund ta thërrasim atë Zot dhe pastaj të vazhdojmë të drejtojmë vetë jetën tonë”. Nuk është e mundur që t’i bindemi Atij plotësisht ndërkohë që përpiqemi të mbajmë gjëra të fshehura prej tij dhe kur përpiqemi të mbajmë vetë kontrollin e jetës sonë. Është absolutisht e domosdoshme që t’i dorëzojmë atij gjithçka. Dhe gjithashtu është tërësisht e arsyeshme. Kur mendojmë për Krishtin, se kush është dhe çfarë ka bërë për ne, atëherë dorëzimi i plotë është i vetmi reagim i logjikshëm ndaj dashurisë dhe mëshirës së tij. Isak Uats e shpreh shumë mirë këtë në himnin e tij me titull “Kur vështroj kryqin e mrekullueshëm”: Dashuria kaq e mahnitshme, kaq hyjnore, kërkon shpirtin tim, jetën time, gjithçka kam. — Jessica Heikoop Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë t’i dorëzoheni atij vullnetarisht. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/18-prill/

4/18/2024, 8:30:13 AM

4/18/2024, 8:00:15 AM

Meditime 17 Prill (Lexoni nga Luka 9:23-26) Çfarë është dorëzimi? Le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë. (v. 23) Si reagoni kur dëgjoni fjalën “dorëzim”? Zakonisht shoqërohet me disa mendime negative. Imagjinoni flamuj të bardhë që valviten lart dhe ushtri që u nënshtrohen armiqve të tyre. Dorëzimi sugjeron dobësi, heqje dorë dhe një qëndrim të mposhtur. Dorëzimi është për dështakët, pikërisht e kundërta e asaj për të cilën lufton shoqëria jonë. Bota sot na thotë që duhet të krijojmë rrugën tonë, të bëjmë çfarë të jetë e nevojshme për të fituar. Dhe pastaj mund të shijojmë jetën e ëndrrave, pra, të jemi të begatë, të pavarur dhe të lirë. Në kulturën tonë egocentrike askush nuk na inkurajon të mendojmë që t’i nënshtrohemi fuqisë apo pushtetit të dikujt tjetër. As nuk kemi ndërmend të braktisim motivet tona për t’iu dorëzuar diçkaje apo dikujt tjetër. E megjithatë, kjo është pikërisht ajo që Bibla na thërret të bëjmë. Kur Jezusi flet rreth çmimit të të qenit dishepull i tij, Ai thotë se duhet të “mohojmë vetveten”. Kjo nuk do të thotë që ne thjesht mohojmë disa gjëra, siç është heqja dorë nga ëmbëlsirat. Përkundrazi, të qenit dishepull do të thotë të mohojmë plotësisht kontrollin që kemi mbi jetën tonë. Me fjalë të tjera, Jezusi dëshiron që ne t’i dorëzojmë Atij gjithçka. Përgjatë ditëve në vazhdim do të jemi duke vështruar temën e dorëzimit dhe do të mendojmë se çfarë do të thotë ajo për ndjekësit e Jezus Krishtit. Do të marrim në konsideratë arsyen pse dorëzimi është një pjesë e nevojshme e besimit. Unë shpresoj dhe lutem që së bashku do të arrijmë të kuptojmë rëndësinë që ka jeta e jetuar në dorëzim të plotë ndaj Krishtit, Zotit tonë. — Jessica Heikoop Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë do të thotë të dorëzohesh. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/17-prill/

4/17/2024, 8:30:11 AM

4/17/2024, 8:00:19 AM

Meditime 16 Prill (Lexoni nga Luka 24:1-9) Themeli i besimit Ç’e kërkoni të gjallin midis të vdekurve? Nuk është këtu, por është ringjallur. (v. 5-6) A keni dyshuar ndonjëherë tek historitë e mrekullive nga ungjijtë? Fillojeni vetëm me njërën. Në këtë mëngjes, kur gratë erdhën tek një varr në një varrezë në kopsht, ata e dinin që Jezusi kishte vdekur. Edhe shumica e historianëve kështu mendojnë, duke e pohuar se Jezusi jetoi me të vërtetë dhe që romakët e vranë atë me të vërtetë. Mirëpo Shkrimi na thotë më shumë se ç’mund të na thonë historianët. Gratë nuk ishin të përgatitura për atë që do të hasnin në të vërtetë. Guri që mbulonte të çarën e varrit ishte rrokullisur. Brenda nuk kishte asnjë kufomë. Ato u përshëndetën nga dy burra me veshje që të verbonin, pra, dy engjëj, të cilët i kundërshtuan menjëherë supozimet e tyre. Këto gra u përballën me një varr të boshatisur, por shumë shpejt do të takonin një shpëtimtar të gjallë. Dhe dishepujt e tij do të ishin dëshmitarë të jetës, vdekjes dhe ringjalljes së tij. Me ringjalljen e tij, Jezusi kreu mrekullinë më të madhe, me të cilën Ai jo vetëm që zbuloi identitetin e Tij, por edhe fuqinë e Tij, pra, një shpëtimtar i cili mund ta shfuqizonte përgjithmonë vdekjen; e vetmja mrekulli që ka më së shumti rëndësi. “Sepse unë ju kam transmetuar”, u thotë Pali të krishterëve në Korint, “para së gjithash atë që edhe mora, se Krishti vdiq për mëkatet tona, sipas Shkrimeve, dhe se u varros dhe se u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve” (1 Kor. 15:3-4). Lexoni, studioni dhe zbuloni të gjitha gjërat që i shtyjnë të krishterët ta vendosin besimin e tyre tek Jezusi. Vetë Jezusi është afër për t’ju ndihmuar. — Fred Van Dyke Ndërsa luteni, i kërkoni Jezusit të zbulojë jetën e tij në ju, që ju t’ua tregoni atë të tjerëve. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/16-prill/

4/16/2024, 8:30:09 AM

4/16/2024, 8:00:16 AM

Meditime 15 Prill (Lexoni nga Gjoni 11:17-44) Mrekullia e kumtimit Atëherë i vdekuri doli, me duart e këmbët të lidhura me rripa pëlhure dhe me fytyrën të mbështjellë në një rizë. Jezusi u tha atyre: “Zgjidheni dhe lëreni të shkojë!”. (v. 44) Vdekja mund të duket si një rrëmbyes mizor, rrëmbyesi përfundimtar që ndan të gjallët nga të vdekurit. Pasazhi menjëherë përpara leximit tonë për sot na tregon se Jezusi e dinte se Llazari, miku i tij, po vdiste. E megjithatë, Jezusi e vonoi qëllimisht ardhjen e tij në kohë tek Llazari për t’i dhënë atij një kurë. Maria, motra e Llazarit ia tha pa iu dridhur qerpiku: “Zot, po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur” (v. 21). Pikëllimi i motrave të Llazarit, Marisë dhe Martës, po ashtu edhe vetë pikëllimi i Jezusit, ishte shumë i madh. Në vargun 33, folja “taraso” në greqisht që është përdorur për të përshkruar reagimin e Jezusit, do të thotë “i trazuar dhe i turbulluar edhe në kuptimin fizik edhe atë mendor”. Jezusi e di që ka diçka të gabuar rreth vdekjes. Trupi i Llazarit ishte në një shpellë, dhe një gur mbulonte të çarën e shpellës. Llazari kishte vdekur vërtetë, dhe kishte qenë i vdekur prej katër ditësh. Mirëpo, Jezusi lëshoi këtë urdhërim në drejtim të kufomës së Llazarit: “Llazar, dil jashtë!” (v. 43). Dhe ai doli, i lidhur duar e këmbë me pëlhurat që e kishin mbështjellë. Kjo është dita e provës, pra, një përgatitje për siparin që është gati për t’u ngritur për mrekullinë më të madhe nga të gjitha. Por sigurohuni në këtë çast që, ashtu siç mund të keni besim tek Jezusi në jetë, mund edhe të keni besimin se Ai do të sjellë jetë nga vdekja. — Fred Van Dyke Ndërsa luteni, merrni në konsideratë si do të ishte jeta pa frikën e vdekjes. I kërkoni Jezusit t’ju ndihmojë ta gjeni këtë jetë tek Ai. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/15-prill/

4/15/2024, 8:30:11 AM

4/15/2024, 8:00:31 AM

Meditime 14 Prill (Lexoni nga Luka 7:11-17) Hidhërim në gëzim; jetë nga vdekja! Ai tha: “Djalosh, unë të them, ngrihu!”. (v. 14) Çfarë do të thotë të humbasim personin tek i cili varemi më së shumti? Ndjenjës së madhe të pikëllimit mund t’ia kalojë vetëm vetmia, dhe vetmia vetëm nga humbja që pësojmë dhe humbja vetëm nga pafuqia jonë për të gjetur një zgjidhje. Në leximin e sotëm, Jezusi “përplaset” me një kortezh që po dilte nga portat e qytetit të Nainit. I vdekuri ishte djali i vetëm i një të veje, dhe me shumë gjasa mbështetja e saj e vetme. Ligji i Dhjatës së Vjetër dhe profetët kanë shpallur në mënyrë të përsëritur shqetësimin e veçantë të Perëndisë për të vejat (Eks. 22:22-24; Isa. 1:17). Pa mbështetjen e bashkëshortit, një e ve nuk kishte asnjë të ardhur dhe mund të binte pre e atyre që mund ta detyronin atë të hiqte dorë nga shtëpia, toka dhe zotërimet e saj. Një e ve nuk kishte asnjë status përpara një gjykatësi. Ajo kishte shumë pak të drejta. Shpresa e vetme për një të ve ishte të kishte një bir që mbijetonte. Dhe Jezusi pa që kjo shpresë ishte duke u futur në dhe, në kuptimin e plotë të fjalës. Ligji hebre ndalonte këdo që të prekte trupin e të vdekurit apo arkivolin që e mbartte atë (Num. 19:11, 16), për shkak se kjo do ta bënte personin të papastër. Mirëpo Jezusi nuk heziton. Prekja që Jezusi i bën arkivolit, dhe fjala e tij drejtuar një kufome, i ktheu jetën një të vdekuri. Një funeral u transformua në një festë! Jezusi derdhi mëshirë për këtë të ve, sepse në mbretërinë e Tij nuk do të ketë padrejtësi, dhe padrejtësia e vdekjes do të jetë e syrgjynosur përjetë. Këtu, ai nuk pati mëshirë vetëm për të venë, por edhe mëshirë për ne, duke na treguar një pjesëz të mbretërisë që do të vijë. — Fred Van Dyke Ndërsa luteni, mendoni për humbjen që përjetoni me vdekjen e një personi të dashur. I kërkoni ndihmë Jezusit. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/14-prill/

4/14/2024, 8:30:15 AM

4/14/2024, 8:00:12 AM

Meditime 13 Prill (Lexoni nga Mateu 17:1-9) Mrekullia e shpërfytyrimit Mos ia thoni askujt vegimin, derisa Biri i njeriut të jetë ringjallur prej së vdekurish. (v. 9) Kur njerëzit mendojnë për mrekullitë e Jezusit, zakonisht nuk mendojnë për atë që kemi në leximin tonë për sot. Dhe arsyeja është që shpërfytyrimi nuk është një mrekulli rreth asaj që bën Jezusi, por një mrekulli rreth identitetit se kush është Jezusi. Jezusi mori me vete “në një mal të lartë” vetëm tre nga dishepujt e tij më të besuar, Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin. Në mal, ata e panë Jezusin më ndryshe nga ç’e kishin parë ndonjëherë më parë. Fytyra e tij shndriste si dielli, dhe rrobat e tij ishin të bardha si drita (v. 2). Moisiu, ai që dha ligjin e Perëndisë, dhe Elia, më i madhi ndër profetët e Perëndisë, u shfaqën aty duke folur me të. Dhe pastaj dishepujt dëgjuan zërin dhe udhëzimin e Perëndisë. “Ky është biri im i dashur, në të cilin gjeta pëlqim; dëgjojeni” (v. 5). Në mënyrë të kuptueshme, dishepujt ishin të tmerruar. Pavarësisht gjithë kohës që kishin kaluar së bashku, ata nuk e njihnin atë realisht dhe nuk do ta njihnin plotësisht deri pas ringjalljes. Mateu na tregon këtu se nuk mund ta mbajmë Jezusin në distancë, duke qëndruar rehat në natyrën e tij njerëzore. Pjetri, Jakobi dhe Gjoni filluan ta shohin Jezusin, në shpërfytyrimin e tij, ashtu siç është realisht, dhe vetëm atëherë filluan ta kuptojnë identitetin e tij të vërtetë. Prania e Jezusit mund të jetë tmerruese, por Ai na fton në të, siç ftoi edhe ata, si përgatitje për të njohur të vetmin Perëndi që mund t’ju çlirojë nga vetë vdekja, përmes vuajtjes dhe sakrificës. — Fred Van Dyke Ndërsa luteni, ia hapni zemrën Jezusit. I kërkoni Perëndisë t’jua zbulojë lavdinë e tij. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/13-prill/

4/13/2024, 8:30:09 AM

4/13/2024, 8:00:26 AM

Meditime 12 Prill (Lexoni nga Mateu 12:38-42) Asnjë shenjë përveç Jonas Një brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon shenjë, por shenjë nuk do t’i jepet, përveç shenjës së profetit Jona. (v. 39) Kur lexoj këtë këmbim fjalësh mes Jezusit dhe farisenjve, befasohem fillimisht që Jezusi refuzon një mundësi për ta vërtetuar vetveten. Megjithatë, përgjatë ungjijve shohim se janë vetëm dy arsye gjithsej që Jezusi bën ndonjë mrekulli. E para është dhembshuria që Ai ka për njerëzit. Dhe arsyeja e dytë është që të konfirmojë besimin e atyre njerëzve që e adresojnë atë tek Ai, siç ishte gruaja me rrjedhjen e gjakut. Fillimisht ajo e prek Jezusin për shkak të nevojës së saj, dhe pastaj shërohet me anë të besimit të saj. Leximi ynë sot nga Mateu na tregon përjashtimin e vetëm. Jezusi i drejton farisenjtë tek ajo. Jezusi u thotë atyre se shenja e Jonas ishte ringjallja prej së vdekurish. I zënë në kurth për tri ditë në barkun e një peshku të madh, Jona i klithi Perëndisë: “Ujërat më kanë rrethuar deri në shpirt . . . por ti e ngrite jetën time nga gropa, o ZOT, Perëndia im” (Jon. 2:6-7). Ajo e Jonas ishte një lloj ringjalljeje dhe i bën jehonë ringjalljes së Jezusit. Mrekullia e vetme që Jezusi kreu për të vërtetuar veten e tij ishte duke u ringjallur prej së vdekurish. Shenja e Jonas është fillimi i përgatitjeve të ungjijve për pikën kulmore të historisë së tyre, pra, ringjalljen prej së vdekurish, provën për identitetin e Jezusit. A po kërkoni mrekulli si prova për praninë e Perëndisë? Vështroni me besim tek shpëtimtari ynë i ringjallur. — Fred Van Dyke Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për mrekullinë e ringjalljes së Jezusit. Rrëfeni përsëri besimin tuaj tek Jezusi, ose për herën e parë. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/12-prill/

4/12/2024, 8:30:11 AM

4/12/2024, 8:00:19 AM

Meditime 11 Prill (Lexoni nga Mateu 14:13-21) Dhembshuri me mrekulli Dhe të gjithë hëngrën dhe u ngopën; dhe ngritën copat që tepruan, dymbëdhjetë kosha plot. (v. 20) Çfarë mund të jetë më pak argëtuese sesa bilanci i një buxheti, qoftë në shtëpi, në zyrë apo në kishë? Bota na tregon se në çdo cep të jetës sonë ka mungesa. Pavarësisht sa shumë kemi, shpeshherë ne ndihemi sikur nuk do të jetë e mjaftueshme. Në leximin për sot, problemi është frika se nuk do të ketë mjaftueshëm. Dishepujt panë një turmë që po e merrte uria në fund të një dite të gjatë. Ata nuk kishin ushqim. Të zënë në kurth dhe të dekurajuar, reagimi i tyre përputhej me ndjenjat që kishin. “Leje turmën që të shkojë…” (v. 15). Por Jezusi reagoi ndryshe. Ai nuk e fiksoi shikimin tek mungesa e burimeve por tek bollëku i nevojës. Dhe, ai kishte besim tek pasuria e Atit të tij. Dishepujt mblodhën atë që ishte në gjendje, vetëm pesë bukë dhe dy peshq, dhe ia dhanë Jezusit. Ai i bekoi, dishepujt i shpërndanë, dhe të gjithë hëngrën mjaftueshëm. Jezusi nuk i ushqeu njerëzit me qëllim që të vërtetonte se kush është. Por i ushqeu për shkak se është Ai që është. Perëndia është Ai që siguron, dhe ndërsa kërkojmë që Ai të sigurojë për ne, marrim formë si populli i tij. Nevojat tona në këtë botë janë të vërteta, ndërsa burimet janë të kufizuara. Kjo histori na jep një shembull për ta ndjekur. Së pari, të dallojmë bollëkun e Perëndisë, siguruesit tonë. Dhe pastaj, të mbledhim atë që kemi, ta përdorim me besnikëri dhe ta ndajmë me të tjerët sipas mundësisë. — Fred Van Dyke Ndërsa luteni, merrni në konsideratë një nevojë për të cilën nuk keni burimet për ta përmbushur. I kërkoni Perëndisë ta përmbushë atë nevojë, dhe t’ju tregojë se si do të sigurojë Ai për të. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/11-prill/

4/11/2024, 8:30:07 AM

4/11/2024, 8:00:15 AM

Lexoni nga Marku 5:25-34 Të pranuar nga ana e Jezusit Sepse thoshte: “Nëse vetëm prek rrobën e tij, do të shërohem”. (v. 28) A jeni ndjerë ndonjëherë si kjo gruaja nga leximi i sotëm? Apo ndoshta njihni dikë që ka vuajtur shumë, ka shpenzuar gjithçka në përpjekje për të gjetur shpëtim, por pa rezultat? Realiteti është që kujdesi shëndetësor nuk mund të kurojë gjithçka, dhe sëmundjet kronike prodhojnë një lloj unik dëshpërimi. Marku na tregon se gruaja kishte besim. Ajo besonte se ishte e mjaftueshme vetëm prekja e rrobave të Jezusit, por ama duhej bërë fshehurazi. Sipas ligjit të Moisiut, një grua që kishte rrjedhje gjaku ishte e “papastër”, dhe duke prekur Jezusin, ajo mund ta bënte atë të papastër. Mirëpo nuk është kjo që ndodhi. Ajo u shërua, pra, u bë e pastër, thjesht duke prekur rrobat e Jezusit. Shërimi i saj nuk është fundi i kësaj historie. Jezusi e nxjerr zbuluar. Gruaja u vu në siklet, ndoshta u turpërua, mirëpo ishte e guximshme, duke i thënë të vërtetën Jezusit. Dhe ky rrëfim plotësoi veprimin e saj të besimit. “Bijë, besimi yt të shpëtoi; shko në paqe dhe ji e shëruar nga sëmundja jote!” (v. 34). Në të gjithë ungjijtë, kjo grua është e vetmja që u quajt “bijë” nga Jezusi. Kur ndiqni shembullin e gruas, shpallni besimin tuaj, dhe besoni tek Jezusi, i cili ju merr pranë vetes, largon turpin tuaj dhe ju bën pjesë të familjes së tij, një transformim ky që është edhe më i madh se shërimi i çdo sëmundjeje fizike. — Fred Van Dyke Ndërsa luteni, e rrëfeni besimin tuaj tek Perëndia. Pranoni anëtarësinë tuaj në familjen e Perëndisë. I kërkoni Atij t’ju drejtojë për ta ndarë këtë besim me të tjerët. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/10-prill/

4/10/2024, 8:30:10 AM

Meditime 10 Prill (Lexoni nga Marku 5:25-34) Të pranuar nga ana e Jezusit Sepse thoshte: “Nëse vetëm prek rrobën e tij, do të shërohem”. (v. 28) A jeni ndjerë ndonjëherë si kjo gruaja nga leximi i sotëm? Apo ndoshta njihni dikë që ka vuajtur shumë, ka shpenzuar gjithçka në përpjekje për të gjetur shpëtim, por pa rezultat? Realiteti është që kujdesi shëndetësor nuk mund të kurojë gjithçka, dhe sëmundjet kronike prodhojnë një lloj unik dëshpërimi. Marku na tregon se gruaja kishte besim. Ajo besonte se ishte e mjaftueshme vetëm prekja e rrobave të Jezusit, por ama duhej bërë fshehurazi. Sipas ligjit të Moisiut, një grua që kishte rrjedhje gjaku ishte e “papastër”, dhe duke prekur Jezusin, ajo mund ta bënte atë të papastër. Mirëpo nuk është kjo që ndodhi. Ajo u shërua, pra, u bë e pastër, thjesht duke prekur rrobat e Jezusit. Shërimi i saj nuk është fundi i kësaj historie. Jezusi e nxjerr zbuluar. Gruaja u vu në siklet, ndoshta u turpërua, mirëpo ishte e guximshme, duke i thënë të vërtetën Jezusit. Dhe ky rrëfim plotësoi veprimin e saj të besimit. “Bijë, besimi yt të shpëtoi; shko në paqe dhe ji e shëruar nga sëmundja jote!” (v. 34). Në të gjithë ungjijtë, kjo grua është e vetmja që u quajt “bijë” nga Jezusi. Kur ndiqni shembullin e gruas, shpallni besimin tuaj, dhe besoni tek Jezusi, i cili ju merr pranë vetes, largon turpin tuaj dhe ju bën pjesë të familjes së tij, një transformim ky që është edhe më i madh se shërimi i çdo sëmundjeje fizike. — Fred Van Dyke Ndërsa luteni, e rrëfeni besimin tuaj tek Perëndia. Pranoni anëtarësinë tuaj në familjen e Perëndisë. I kërkoni Atij t’ju drejtojë për ta ndarë këtë besim me të tjerët. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/10-prill/

4/10/2024, 8:00:27 AM

Meditime 9 Prill (Lexoni nga Marku 5:21-23, 35-43) Të besosh do të thotë të shohësh E mori, pra, prej dore fëmijën dhe i tha: “Talitha kumi”, që e përkthyer do të thotë: “Vajzë, po të them ty: Ngrihu!”. (v. 41) Ndonjëherë ne besojmë se duhet të kemi një “sasi” të jashtëzakonshme besimi që Perëndia të veprojë në jetën tonë. Ungjijtë janë të qartë: nuk është sasia e besimit ajo që ka rëndësi, por subjekti i besimit tonë. Leximi ynë për sot e demonstron këtë të vërtetë në kontrastin mes Jairit dhe vajtuesve që ishin mbledhur në shtëpinë e tij. Jairi zgjodhi subjektin e duhur, Jezusin, dhe e përuli veten për ta bërë këtë. Jairi kishte një ofiq të rëndësishëm si kryetar i sinagogës, por ai e pranoi se Jezusi kishte pushtet. Megjithëse Jairi i zuri besë Jezusit, nuk ndodhi kështu me ata që ishin mbledhur në shtëpinë e tij. Kur Jezusi mbërriti në shtëpinë e Jairit, Ai i përzuri vajtuesit. Mosbesimi i tyre nuk e anulonte fuqinë e Jezusit, por ata nuk mund të merrnin pjesë në veprën e tij; vetëm mund të shihnin se fëmija kishte vdekur. Kurse Jairi pa, edhe pse ende jo në mënyrë të përsosur, një shpresë të gjallë. Dhe kështu, Ai ishte dëshmitar kur Jezusi tha: “Talitha kumi”. Jezusi nuk e mat besimin tonë, por Ai e formon besimin në ne ndërkohë që ne marrim pjesë në veprën e tij. Së pari duke besuar dhe pastaj duke parë, ne bëhemi dëshmitarë të fuqisë së Jezusit dhe pjesëmarrës në të. Ai e shtrin fuqinë e Tij për të përmbushur nevojën e një fëmije dhe për t’i dhënë forcë besimit të të atit të saj, sepse Ai po na formon për të qenë një popull që ka besimin për të parë dhe për të marrë pjesë në veprën e madhe të Perëndisë. — Fred Van Dyke Ndërsa luteni, pohoni përsëri, apo për herë të parë, besimin tuaj te Perëndia. Ndani nevojat tuaja dhe i kërkoni Perëndisë t’ju tregojë se si dëshiron ai të merrni pjesë në veprën e tij. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/9-prill/

4/9/2024, 8:30:09 AM

4/9/2024, 8:00:10 AM

Meditime 8 Prill (Lexoni nga Mateu 9:1-8) Shërimi pason faljen Por, që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet në tokë të falë mëkatet . . . (v. 6) Ka raste në jetën time kur më është dashur të fal dikë që më ka lënduar. Dhe ka raste të tjera kur kam marr dhuratën e faljes nga dikush që unë kisha lënduar. Por ama nuk kam falur ndonjëherë dikë për diçka që i kanë bërë dikujt tjetër. S’kisha si ta bëja një gjë të tillë pasi nuk ishte dhurata ime për ta dhuruar. Deri në këtë pikë tek ungjijtë, Jezusi ka qenë duke shëruar njerëzit dhe fjala kishte marrë dhenë. Por kur e shtrinë të paralizuarin përpara Jezusit, ai nuk tha në fillim, “Ngrihu”. Si fillim, Ai i tha këtij burri, “Mëkatet e tua të janë falur!”. Skribët i dëgjuan këto fjalë dhe menjëherë kuptuan nënkuptimet e atyre fjalëve. Në pasazhet paralele të ungjijve, ata shtrojnë pyetjen: “Kush mund të falë mëkatet, veç Perëndisë vetë?” (Mk. 2:7; Lk. 5:21). Pretendimi i Jezusit ishte fyes, blasfemues. Por Jezusi i shkoi “majë më majë” akuzave të tyre. “Sepse, ç’është më e lehtë, të thuash: ‘Mëkatet e tua të janë falur’, apo të thuash: ‘Ngrihu dhe ec’?” (v. 5). Dhe pastaj, Ai kreu mrekullinë e dytë, pra, shëroi trupin e atij burri. Jezusi nuk kryente mrekulli për të vërtetuar se kush ishte, por Ai na e tregon se kush është në mrekullitë e tij. Ne nuk mund të vijmë tek Jezusi për shërim pa e dalluar dhe pa e njohur se kush është Ai. Mëkatet tona duhet të jenë falur, dhe në zemrën tonë, ne ashtu duam të jenë. Perëndia është duke na formuar për të qenë njerëz të falur. Përgjigjuni pyetjes: kush mund të falë mëkatet, veç Perëndisë vetë? — Fred Van Dyke Ndërsa luteni, pyesni veten, si po i përqasem unë Jezusit? Merrni kohë t’i kërkoni atij falje dhe të pranoni pushtetin dhe autoritetin e tij mbi gjithë jetën tuaj. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/8-prill/

4/8/2024, 8:30:10 AM

4/8/2024, 8:00:27 AM

Meditime 7 Prill (Lexoni nga Marku 5:1-15) Një mrekulli çlirimi Kur erdhën te Jezusi, panë të demonizuarin, ulur, të veshur dhe me mendje të rregullt, dhe patën frikë. (v. 15) Jeni ndjerë ndonjëherë në mosmarrëveshje me veten tuaj, të pafuqishëm për të pranuar shtrëngimin, madje duke dashur t’i jepni fund jetës? Ndoshta jeni ndjerë, ose ndoshta njihni dikë që është ndjerë kështu. Në leximin tonë për sot hasim me dikë në një gjendje shumë të dëshpëruar, i cili vuan nga “një frymë e ndyrë” (v. 2). Ai nuk mund të qëndronte më me njerëzit, kështu që jetonte mes varreve nëpër guva dhe shkëmbinj. Ai ishte bërë i papërmbajtshëm, kështu që zinxhirët ishin kthyer në veshjen e tij. Ai nuk mund të ndjente e as të mendonte asgjë tjetër përveç mundimit e torturës që po kalonte, kështu që ishte një person i rrezikshëm për të gjithë, veçanërisht për veten e tij. I refuzuar plotësisht nga komuniteti i tij, i izoluar dhe i prirur për të lënduar vetveten; kjo është tabloja e vetë dëshpërimit. Derisa erdhi Jezusi. Historia është goxha dramatike, e mbushur me detaje të gjalla. Por, në mes të këtyre detajeve, vini re që Jezusi nuk harxhoi fare kohë dhe veproi me dhembshuri të madhe dhe me fuqi për ta restauruar këtë njeri. Kur erdhën dishepujt, ky burrë qëndronte ulur, i veshur dhe me mendje të rregullt, pra, kishte ndodhur një mrekulli transformimi. Gjendja e të demonizuarit ishte ekstreme, por po kështu ishte edhe reagimi i Jezusit. Ai ka autoritet mbi këtë botë dhe mbi të gjitha fuqitë frymërore. Nuk ka gjendje që të jetë tepër ekstreme për të që të mos kundërpërgjigjet me transformim dhe shërim. A e gjykoni gjendjen tuaj, apo gjendjen e një miku apo njeriu të dashur, aq ekstreme saqë askush nuk mund të bëjë më asgjë? Jezusi mundet. — Fred Van Dyke Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju shërojë dhe restaurojë, juve dhe këdo që njihni që po lufton me të tilla gjëra. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/7-prill/

4/7/2024, 8:30:11 AM

4/7/2024, 8:00:27 AM

Meditime 6 Prill (Lexoni nga Mateu 8:16-17; Isaia 53) Një profeci e përmbushur Dhe, me fjalën, i dëboi frymërat dhe i shëroi të gjithë të sëmurët. (v. 16) Për t’i kuptuar plotësisht mrekullitë e Jezusit, duhet të shkojmë përtej një ritregimi të thjeshtë të ngjarjeve që ndodhën. Me kryerjen e mrekullive, Jezusi ishte duke përmbushur fjalën e Isaias, profetit të Perëndisë. Shumë përpara lindjes së Jezusit, Isaia i tha popullit të Perëndisë se mosbindja e tyre ndaj Perëndisë, adhurimi që ata u bënin idhujve dhe padrejtësia që kryenin ndaj të varfërve ishin shkelje të besëlidhjes që kishin lidhur me të, pra, për t’i sjellë ata në një tokë të mirë ku ai do të ishte Perëndia i tyre dhe ata do të ishin populli i tij (Eks. 6:7). Pasoja e mosbindjes së tyre do të ishte dëbimi dhe mërgimi në Babiloni, një komb pagan, ku do të jetonin si skllevër dhe jo si populli i lirë që Perëndia kishte shpëtuar për veten e tij (Jer. 20:1-5). Ai mërgim ishte një disiplinim i tmerrshëm, por me dashuri. Në fund, Perëndia i ktheu ata në tokën e tyre (Jer. 30, Ezd. 1), por ama kjo ishte vetëm gjysma e zgjidhjes. Kush do ta largonte mëkatin e Izraelit? Isaia e plotësoi profetizimin e tij me një zgjidhje që ata nuk e kishin imagjinuar. Një shërbëtor i përvuajtur do të vinte tek ata, do të largonte mëkatet e tyre dhe do t’i mbartte vetë ato. Në leximin tonë për sot, shohim fuqinë e asaj profecie, dhe besnikërinë e Perëndisë, që na tregojnë se mrekullitë e Jezusit ishin fillimet e asaj përmbushjeje, që u plotësuan në kryq. Profecia e restaurimit është e përmbushur nga mrekullia e vuajtjes. Restaurimi i çdo personi që largohet nga mëkati dhe beson është i përsosur në sakrificën e Jezu Krishtit. — Fred Van Dyke Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë që e ka mbajtur fjalën e tij, dhe për vuajtjen që ai duroi në Krishtin për të përsosur restaurimin tuaj tek ai. #fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android Audio: https://fjaleteshpreses.org/6-prill/

4/6/2024, 8:30:17 AM