jestpic.com

Discover Best Images of World

#food #travel #sports #news #may #sunday

Meditime 23 Prill (Lexoni nga Gjoni 6:35-40)

U bëftë vullneti yt

Sepse unë kam zbritur prej qiellit jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar. (v. 38)

Siç mëson çdo prind shumë shpejt, fëmijët zhvillojnë vullnetin e tyre. Kjo ndodh shumë herët, shpesh gjatë një kohë që ndonjëherë quhet si “dyshi i tmerrshëm”.

Një pjesë thelbësore e dorëzimit tonë tek Perëndia është edhe dorëzimi i vullnetit tonë. Shembulli më i mirë për këtë është Jezusi. Ai nuk erdhi të kërkonte apo të bënte vullnetin e tij, por vullnetin e Atit të tij. Ky është pikërisht edhe qëndrimi që ne duhet të kemi: të bëjmë vullnetin e Perëndisë, jo tonin.

Ne nuk mund të jemi bijtë e Perëndisë nëse nuk i nënshtrohemi vullnetit të tij. Sepse vetëm kur t’i nënshtrohemi vullnetit të tij mund ta përmbushim atë plotësisht dhe me gëzim. Lutja “Ati ynë” përfshin edhe kërkesën “u bëftë vullneti yt” (Mt. 6:10). Kjo është një deklaratë dorëzimi: të bëjmë vullnetin e tij edhe nëse kjo “ndërhyn” tek vullneti ynë (dhe ta bëjmë këtë pa tërhequr këmbët zvarrë me kokëfortësi).

Por, me qëllim që t’i themi “po” vullnetit të Perëndisë, ne duhet të dimë se cili është vullneti i tij për jetën tonë. Dhe këtë e zbulojmë duke studiuar fjalën e tij dhe duke dëgjuar zërin e tij. Romakëve 12:2 na inkurajon që të transformohemi me anë të ripërtëritjes së mendjes sonë, “që të provo[jmë] cili është vullneti i Perëndisë”.

Ndërkohë që i dorëzojmë atij vullnetin tonë, mund të mësojmë dhe të kuptojmë më shumë rreth vullnetit të tij. Dhe pastaj mund të bindemi duke e ndjekur dhe e përmbushur atë. — Jessica Heikoop

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë të bëjë vullnetin e Tij në jetën tuaj.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Audio: https://fjaleteshpreses.org/23-prill/

4/23/2024, 8:00:09 AM