jestpic.com

Discover Best Images of World

#food #travel #sports #news #may #sunday

Meditime 26 Prill (Lexoni nga Filipianëve 2:5-11)

Të ndjekim shembullin e Krishtit

Por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit. (v. 7)

Shembujt e njerëzve që i dorëzohen Perëndisë, si apostulli Pal, Xhonatan Eduards apo Xhim Eliot janë fantastikë. Mirëpo, modeli dhe shembulli i përsosur i dorëzimit është Jezus Krishti.

Vetë ardhja e Tij në tokë ishte në vetvete një veprim dorëzimi. Leximi ynë për sot përshkruan përulësinë që Perëndia tregoi duke u bërë njeri. Jezusi vazhdoi të dorëzohej  përgjatë gjithë jetës së tij, sepse prioriteti i tij i parë ishte të përmbushte vullnetin e Perëndisë. Dhe në fund, ai e shprehu dorëzimin e tij në mënyrë përfundimtare duke dhënë jetën e tij në kryq. Ai hoqi dorë me dëshirë dhe me gëzim nga vetja e tij për të marrë mbi vete mëkatet tona në mënyrë që ne të trashëgonim jetën e përjetshme. Arsyeja që jemi të shpëtuar është vetëm për shkak të sakrificës, pra, dorëzimit, të Jezusit.

Kur vështrojmë jetën e Jezusit sipas atyre që na thuhen tek ungjijtë, ajo që shohim të përsëritet vazhdimisht është që Ai u dorëzua përmes veprave të shërbimit. Siç e tha edhe vetë: "Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer" (Mk. 10:45).

Duke qenë se duhet të kemi të njëjtin qëndrim si ai i Jezus Krishtit (Fil. 2:5), ky është një mësim që duhet ta vëmë në zbatim në jetën tonë. Të jetosh një jetë me dorëzim ndaj Perëndisë do të thotë të ndjekësh shembullin e Krishtit. Do të thotë ta imitojmë atë në veprat tona të shërbimit ndaj të tjerëve. — Jessica Heikoop

Ndërsa luteni, falënderoni Jezusin për veprat e Tij altruiste të dorëzimit, dhe i kërkoni Atij t'ju ndihmojë të ndiqni shembullin e tij.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Audio: https://fjaleteshpreses.org/26-prill/

4/26/2024, 8:30:11 AM