jestpic.com

Discover Best Images of World

#food #travel #sports #news #may #thursday

Meditime 28 Prill (Lexoni nga Romakëve 6:1-23)

Skllevër të drejtësisë

Jeni shërbëtorë të atij që i bindeni, qoftë mëkatit për vdekje, qoftë bindjes për drejtësi. (v. 16)

Bob Dilan këndonte: "Duhet t'i shërbesh dikujt. Mund të jetë djalli, ose mund të jetë Zoti, por do të të duhet t'i shërbesh dikujt". Ky, në fakt, është një parim i Dhjatës së Re. Tek Romakëve 6 apostulli thotë se ne të gjithë jemi skllevër të diçkaje, ose skllevër të mëkatit ose skllevër të Krishtit.

Pali na shpjegon se ndërkohë që jemi pagëzuar në Krishtin, jeta jonë e vjetër ka "vdekur", në kuptimin që ne tani ecim në risinë e jetës. Përmes Krishtit, ne jemi çliruar nga robëria e mëkatit dhe prandaj, nuk jemi më skllevër të tij. Tani, "skllavëria" jonë vjen në një formë tjetër, siç thotë edhe Pali, që duhet ta paraqesim veten tonë "si skllevër të drejtësisë" (v. 19)

“Skllevërit e Krishtit" janë gjithashtu "skllevërit e drejtësisë". Sa më shumë afrohemi me të dhe sa më shumë e njohim, sa më shumë e duam, aq më shumë do të bëhemi të ngjashëm me të. Është e rëndësishme për ne të mbajmë mend se jemi "shërbëtorë të atij që i bindemi, qoftë mëkatit për vdekje, qoftë bindjes për drejtësi" (v. 16). Për shkak të jetës që kemi në Krishtin, ne mund të çlirohemi nga skllavëria e mëkatit dhe të bëhemi skllevër të drejtësisë "dhe për fund jetës së përjetshme" (v. 22). Skllavëria, në kuptimin e ungjillit, është e vetmja mënyrë për ta përjetuar jetën në mbushullinë e saj. — Jessica Heikoop

Ndërsa luteni, e lavdëroni Perëndinë që, nëpërmjet Krishtit, nuk jeni më një skllav i mëkatit.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Audio: https://fjaleteshpreses.org/28-prill/

4/28/2024, 8:30:09 AM