jestpic.com

Discover Best Images of World

#food #travel #sports #news #may #thursday

Meditime 8 Maj (Lexoni nga Filipianëve 1:12-18)

Gjërat që na ndodhin

Gjërat që më kanë ndodhur ndihmuan më shumë për përparimin e ungjillit. (v. 12)

Pali e shkroi letrën drejtuar Filipianëve nga Roma, ku ishte nën arrest shtëpie: duke pritur për gjyqin që do të përcaktonte fatin e tij. Për miqtë e tij të krishterë në Filipi, këto rrethana ishin shqetësuese. Përse po i ndodhte kjo Palit? E megjithatë perspektiva e Palit mbi rrethanat e tij kurrë nuk rrëshqiti në vorbullën e dyshimit. Përkundrazi, Pali nxori si përfundim që në fakt gjithçka që i kishte ndodhur atij kohët e fundit, kishte hapur dyer të reja për përparimin e ungjillit të Jezu Krishtit.

Që prej vizitës së fundit të Palit në Filipi kishin ndodhur shumë gjëra që nuk i kemi dëgjuar. Pali kishte vizituar Jerusalemin, ku prania e tij nxiti një kryengritje midis disa hebrenjve dhe ai u arrestua. Ndërsa ishte në burg, një grup terroristësh fetarë kurdisën një komplot për ta vrarë, prandaj Palin e transferuan në një burg tjetër të një qyteti tjetër ku ai qëndroi për dy vjet. Me pas u transportua me anije për në Romë për një rigjykim, dhe gjatë rrugës anija ku ishte u përfshi nga një stuhi e dhunshme dhe u fundos. Si përfundim ai mbërriti në Romë ku tani e shohim përsëri të kalojë një tjetër periudhë arresti, i lidhur me pranga me një ushtar romak 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Nëse do t'ju duhej të përshkruanit pesë vite të tilla, çfarë do të kishit shkruar? Pali thotë, “Gjatë gjithë kësaj, ajo që ka rëndësi është që lajmi i mirë për Jezusin përparoi dhe ndikoi në më shumë jetë.” A mos ndoshta kohët më të dhimbshme të jetëve tona i shërbejnë më shumë përparimit të ungjillit? — David Walls

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t'ju japë durim dhe kurajë për të ngulmuar përgjatë kohëve të dhimbshme.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Audio: https://fjaleteshpreses.org/8-maj/

5/8/2024, 8:30:10 AM